BOTA, 29 Korrik 2021, 21:50

Fundjavë “ferri” për Italinë, temperaturat do rriten deri në 47 gradë celsius! Rajoni verior sjell surpriza

Fundjavë “ferri” për Italinë, temperaturat do rriten


Italia pritet që të përfshihet nga një valë nxehtësie ekstreme gjatë fundjavës. Mediat italiane shkruajnë se fundjava do të sjellë ditë “ferri” me temperatura që do të arrijnë deri në 47 gradë celsius.

Në Siçili dhe në Pulia, temperaturat do të shënojnë 46 gradë ndërsa në Napoli do të shkojë deri në 47 gradë celsius.

Këto shifra do të shënojnë rekord në Itali, me temperatura që nuk janë arritur që prej vitit 2003.

Dhe në Italinë qendrore, në rajone të tilla si Umbria, Toscana dhe rajoni më i gjerë i Romës, nxehtësia do të jetë veçanërisht e dukshme, por pa arritur nivelin e Jugut. Sidoqoftë, është e mundur që kjo valë e nxehtësisë afrikane në Italinë e Poshtme të zgjasë deri në dhjetë ditët e para të gushtit.

Sidoqoftë, në të njëjtën kohë, në veriun italian (nga Lombardia në Veneto dhe Piemonte) në fundjavë ka një probabilitet të lartë të breshërit dhe shiut.