BOTA, 28 Korrik 2021, 18:46

COVID-19 në Itali, rritet ndjeshëm numri i infektimeve, regjistrohen 15 viktima gjatë 24 orëve të fundit


Autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar të dhënat e fundit e COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5.696 të infektuar me virusin, më shumë se 1 mijë infektime më shumë se 1 ditë më parë.

Nga krahu tjetër, edhe numri i viktimave është rritur në 15, nga 4 që ishte të martën.

Lajmi mirë është se 1.827 qytetarë janë shpallur të shëruar, ndërsa në njësitë e kujdesit intensiv, aktualisht ndodhen të shtruar 183 qytetarë.

Autoritetet në njoftim, kanë apeluar qytetarët që të respektojnë masat e vendosura dhe të vaksinohen, si masa për të mbajtur larg virusin nga jeta e tyre, por edhe për të shpëtuar shëndetin e të afërmve dhe qytetarëve të tjerë.