AKTUALITET, 8 Qershor 2019, 15:23

Tubimi i opozitës, Tritan Shehu: Gjirokastra 'ndez motorrët', ja sa protestues janë nisur drejt Tiranës

Teksa kanë mbetur edhe pak orë nga fillimi i protestës së opozitës, ka nisur udhëtimi i protestuesve nga rrethet.

Ish deputeti i PD, Tritan Shehu shprehet në rrjetet sociale se protetuesit janë nisur nga Gjirokastra, që është edhe zona e tij. Shehu ka deklaruar se janë nisur drejt kryeqytetit mbi 2400 persona.

Komenti i plotë:

Qarku i Gjirokastres “ndez motorrat” drejt Tiranes!

Per tu perballur me Narkoshtetin nje ”karvan” impresionues protestuesish prej Gjirokastres, Dropullit, Libohoves, Tepelenes, Memaliajt, Kelcyres e Permetit ka filluar qe dje levizjen e tij per tu bere pjese e protestes.

Jane me shume se asnjehere sot, mbi 2400; ne rrugetim apo tashme ne Tirane.

Fermere, intelektuale, studente, punonjes, te pa pune, gra e burra, te gjithe te revoltuar nga qeverisja e Rilindjes, plot energji e besim ne ndryshimin, koshiente qe do te jene protagoniste te tij.

Dhe kane te drejte; vijne jo vetem te protestojne, por qe te imponojne ndryshimet duke i thene mjaft:

Varferise, pa punesise, mungeses se kujdesit per bujqesine e blektorine, pa mundesise per te studjuar e diplomuar, kushteve afrikane te shendetesise, arrogances e represionit shteteror, deformimit te demokracise e votes, te pesuara mbi ata, por tashme edhe te publikuara nga media nderkombetare.

Vijne te revoltuar nga shkelja e interesave tona kombetare, bllokimi i integrimit te vendit ne BE, cuarja e tij drejt “Lindjes”.

Vijne per te permbysur te “keqen”, per te ndertuar nje te ardhme dinjitoze.

Respekt per ata, respekt per te gjithe banoret e atij Qarku me vlera ta medha!