AKTUALITET, 8 Qershor 2019, 15:09

Nis sfida ndaj Islandës, Shqipëria në kërkim të fitores së dytë

Nis sfida ndaj Islandës, Shqipëria në kërkim të fitores

Ka nisur në këto çaste sfida e tretë në grupin H eliminator të Euro 2020 për Shqipërinë, ku përballjë ka vendësit e Islandës. Kjo është sfida e parë nën drejtimin e trajnerit Edi Reja, teksa në takimin çelës ndaj Turqisë kanë pasur në stol Kristian Panuçin dhe në sfidën e dytë ndaj Andorrës dyshen Bulku-Mema. Shqipëria aktualisht ka 3 pikë në grup pas dy ndeshjesh dhe mban vendin e tretë, ndërsa sot ndaj Islandës, do të kërkojë suksesin e dytë në transfertë pas fitores 3-0 në Andorrë.