AKTUALITET, 8 Qershor 2019, 13:55

Dhunë në protestë? PD i përgjigjet policisë: Sajesë e neveritshme

Dhunë në protestë? PD i përgjigjet policisë:



Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratës së policisë së Shtetit, ku thuhej se për protestën e opozitës kishte informacione shqetësues për dhunë.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se policia me këto deklarata nxit dhunë.

“Qeveria dezinformon dhe mashtron opinion publik. Deklaratat e policisë janë një sajesë e neveritshme që synojnë përplasje, konflikt tek qytetarët. PD është e angazhuar vetëm për protestë paqësore”, theksoi Bardhi.

Protesta e opozitës, PD: Do të qëndrojmë deri në mesnatë

Ashtu siç është paralajmëruar opozita e bashkuar do të zhvillojë sot në orën 19:00 protestën e tetë kombëtare. Mësohet se Partia Demokratike ka njoftuar Policinë e Shtetit për protestë-marshim deri në orën 23:59, ndërsa njësoj si në protestat e fundit, Policia ka dhënë leje për mbajtjen e tubimit deri në orën 21:00. Burime nga Partia Demokratike thanë se edhe në këtë protestë skenari do të jetë i njëjtë, qytetarët do të protestojnë fillimisht para kryeministrisë dhe më pas do të marshojnë drejt Parlamentit, ndërsa do të përdoren forma të ndryshme për të ironizuar edhe vizualisht qeverinë pas publikimit të audio-përgjimeve nga revista “Bild”