AKTUALITET, 25 Shtator 2019, 16:06

Tryeza për reformën zgjedhore, vjen reagimi nga Ambasada gjermane në Tiranë

Tryeza për reformën zgjedhore, vjen reagimi nga Ambasada gjermane

Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar pas mbledhjes së tryezës për Reformen Zgjedhore, tryeze e cila u thirr nga OSBE. Ambasada gjermane thekson se reforma do të jetë jetë thelbësore për integrimin e Shqipërisë në BE, ku të zhvillohet një dialog me rezultate konkrete për kodin zgjedhor.

Reagimi i plotë

Ambasadori Zingraf: „Tryeza e parë për reformën zgjedhore është një hap në drejtimin e duhur” +++

Tryeza e sotme e organizuar nga OSBE dhe Kuvendi i Shqipërisë është një hap i parë i rëndësishëm i një dialogu gjithpërfshirës dhe bipartizan, për t’i dhënë reformës zgjedhore një shtysë të re.

Unë përshëndes faktin, që përfaqësues të qeverisë, të opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë ulen në një tavolinë dhe këshillohen për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it.Kjo tregon gatishmërinë, për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë. Përsa i përket ecurisë së mëtejshme të procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në, do të jetë thelbësore të zhvillohet një dialog me rezultate konkrete për kodin zgjedhor. Gjermania mbetet e gatshme të shoqërojë këtë proces duke ofruar mbështetjen e saj.