AKTUALITET, 25 Shtator 2019, 16:01

Pelosi: Demokratët amerikanë në pritje të procesit zyrtar, për shkarkimin e Donald Trump

Pelosi: Demokratët amerikanë në pritje të procesit zyrtar,

Demokratët amerikanë kanë nisur kongresin ku pritet që të nisin zyrtarisht procedurat për shkarkimin e Presidentit Trump, pas zbulimit të bisedës telefonike që ky i fundit zhvilloi me Presidentin ukraninas rreth hetimit të rivalit të tij politik Joe Biden.

Pas kësaj çështje reagoi edhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, e cila u shpreh se faktet janë gati për sonte, dhe se do të ishte shumë gabim nëse nëse Presidenti Donald Trump i ka kërkuar Ukrainës që të nisë një hetim për rivalin e tij politik.

“Nuk është çështja nëse ka patur ose jo një shkëmbim favoresh në bisedën e tij telefonike me presidentin ukrainas. Nëse presidenti ngre çështjen se dëshiron që ata të hetojnë rivalin e tij politik, atëherë kuptohet që kjo nuk është e drejtë. Ne nuk u kërkojmë qeverive të huaja të na ndihmojnë në zgjedhjet tona.“- është shprehur Pelosi./Usa Today/