AKTUALITET, 3 Korrik 2018, 16:35

Trump nuk i ndahet NATO-s, kritik me vendet aleate për shpenzimet

Trump nuk i ndahet NATO-s, kritik me vendet aleate për shpenzimet

Donald Trump, u dërgoi një letër udhëheqësve të disa aleatëve të NATO-s, përfshirë Belgjikën, Kanadanë, Gjermaninë dhe Norvegjinë, duke i paralajmëruar se ato po shpenzojnë shumë pak në mbrojtje, raporton gazeta New York Times.

Sipas saj, Trump po ashtu tërheq vërejtjen se SHBA është gjithnjë e më e zhgënjyer me dështimin e tyre, për të përmbushur detyrimet e sigurisë, të ndara nga aleanca ushtarake.

Trump vazhdimisht i ka kritikuar anëtarët e NATO-s që shpenzojnë më pak se 2% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto në mbrojtje.

Tensionet midis SHBA-së dhe disa aleatëve të NATO-s janë rritur në prag të një samiti të NATO-s që do të mbahet më 11 dhe 12 korrik në Bruksel.

Ky samit do të pasohet me një takim mes Trumpit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në Helsinki, më 16 korrik.