AKTUALITET, 3 Korrik 2018, 13:17

Rama për emigrantët: Nuk do bëhemi shpëtimtarët e vendeve të pasura!

Rama për emigrantët: Nuk do bëhemi shpëtimtarët e

Pasi mori përgjigje negative nga vendet e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka më të lehtë të flasë për refuzimin e kampeve të emigrantëve. Fillimisht Rama e mohoi këtë zgjidhje në një intervistë për mediat gjermane, por pas takimit me homologun malazez sot në Shkodër, kryeministri shqiptar e përsëriti edhe njëherë se Shqipëria nuk ka pse të kthehet në shpëtimtaren e vendeve të pasura të BE-së.

“Jemi gati të marrim përsipër pjesën tonë, nuk mund të jemi shpëtimtarë të vendeve të pasura që i trajtojnë emigrantët si mbetje toksike. Kemi pasur 15-fishim të hyrjes. Si numër nuk është për të vënë alarmin në dyert Europës. Jemi në kontakt që të mos këcënohemi nga flukse që nuk o përballojmë dot.

Nuk jemi këtu për të vënë gardhe, por të bashkëpunojmë me Ministritë e Brendshme që të jemi sa më stabël brenda vendeve tona, por edhe ai humanizmi që mburremi të mos cënohet. Sa i përket trafiqeve, jetojmë në një vend ku kush e lufton akuzohet për tradhti. Kush fiton akuzohet ka humbur dhe kush punon akuzohet se është fajtor” u shpreh Rama.

Deri pak ditë më parë, mediat ndërkombëtare dhe deputetë gjermanë pranuan se ishte Ministri i Brendshëm që ishte vetëofruar për te ngritur kampe refugjatësh në Shqipëri. Propozimi u hodh poshtë në mbledhjen e Këshillit Europian, pasi liderët e BE konsideruan se një grumbullim i tyre në kampe jashtë BE-së nuk ishte në përputhje me vlerat europiane.

Pas vendimit për shtyrjen e negociatave, tashmë edhe kryeministri Edi Rama po përsërit të njëjtin mesazh duke u shfaqur madje i indinjuar për trajtimin e emigrantëve si mbetje toksike.