Megjithëse qeveria nuk flet asnjëherë për këto projekte, arkitekti Winy Maas, i studios MVRDV, i njohur në Shqipëri si një prej arkitektëve të rrethit të ngushtë të Kryeministrit Edi Rama, i ka prezantuar këto projekte përpara studentëve gjatë një leksioni të mbajtur në maj 2018.

[caption id="" align="alignnone" width="527"] Arkitekti Winy Maas[/caption]

Projekti i Kullës në Tiranë

Winy Maas shpjegon se në qendër të Tiranës, në krah të Teatrit të Operas dhe Baletit, do të ndërtohet një kullë e lartë në formën e një koke njeriu. Winy Maas ka hartuar projektin pasi i është kërkuar personalisht nga Kryeministri Edi Rama, edhe pse zyrtarisht nuk është hapur asnjë konkurs arkitekture për këtë zonë.

Vetë Mass shprehet: “Edi më tha: ‘dua të bëj diçka me historinë’. Më tregoi zonën, në qendër, në njërën anë të sheshit të ri të sapo ndërtuar nga belgët”.

[caption id="attachment_39401" align="alignleft" width="531"] Vendndodhja dhe varianti fillestar i kullës në qendër të Tiranës[/caption]