TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për të ndalur zhvlerësimin e pazakontë të euros, Banka e Shqipërisë bleu për 3 muaj gjithsej 19.3 milion euro. Ndërhyrja mund të konsiderohet efektive, sepse frenoi pikiatën e monedhës europiane që në fillim të qershorit arriti në minimumin historik të 10 viteve të fundit, në vlerën 124.17 lekë.
Por ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë është bërë pa një analizë paraprake për të kuptuar shkaqet e këtij zhvlerësimi. Remitancat, eksportet dhe turizimi nuk i justifikojnë prurjet e mëdha të valutës nga jashtë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i të huajve që kanë hyrë Shqipërinë për pushime ka rënë me 13 %, krahasuar me të njëjtën periudhë si një vit më parë.
Pak ditë më parë, nga vetëm një operacion i policisë në portin e Durrësit u kapën rreth 3.4 milion euro të fituara nga trafiku i drogës. Paratë ishin fshehur në dy mjete tip Toyota. Nga hetimet rezultoi se personat që kishin porositur makinat kishin bërë disa rrugë të tjera dhe nuk ishin zbuluar nga policia.
