TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Donald Trump konfirmon vrasjen e liderit të ISIS, Abu Nakr al Baghdadi. Presidenti amerikan ne një deklaratë për mediat, nga Shtëpia e Bardhë, ka thënë se Al Baghdadi u vra gjatë një sulmi amerikan në Siri.
“Al Baghdadi ka shpërthyer veten dhe ka gjetur vdekjen së bashku me tre fëmijë. Rezultati i testit të ADN-së konfirmon se trupi është i tij.
Udhëheqësi i ISIS al-Bagdadi ishte një njeri i sëmurë dhe i privuar, i dhunshëm dhe vdiq si një frikacak, si një qen, duke vrapuar dhe duke qarë. Ky është një sukses i madh. Tani bota është një vend më i sigurtë”- ka thënë Trump.
Kreu i ISIS, Abu al-Bagdadi është vrarë gjatë një operacioni ushtarak amerikan ditën e shtunë në veriperëndim të Sirisë. Lajmin e bënë të mediat amerikane duke cituar burime ushtarake vendase.
Bagdadi, udhëheqësi i grupit terrorist, ka qëndruar i fshehur për pesë vitet e fundit. Në prill, një video që u publikua nga mediat e krahut të ISIS, al-Furqan, tregoi një person për të cilin tha se ishte Baghdadi. Ajo ishte hera e parë që u pa, që nga koha kur Baghadi u shfaq në gusht të 2014, duke folur nga Xhamia e Madhe në Mosul. Bagdadi u bë në lideri i ISIS në vitin 2010.