TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Çfarë shkruhet në deklaratë?
Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, kanë firmosur një deklaratë të përbashkët në samitin e Singaporit. Kjo deklaratë përmban zotimin e Koresë së Veriut për të nisur procesin e denuklearizimit dhe gjithashtu zotimin e SHBA-së për të përforcuar sigurinë në gadishulli korean.
Takimi mes Trump dhe Kim Yong-un u karakterizua nga një “kimi e veçantë” mes dy liderëve, gjë që ka shkaktuar habi.
Në deklaratën e përbashkët thuhet se: ” “Presidenti Trump u zotua të japë garanci për sigurinë e Koresë së Veriut, ndërsa Kim Jong0un përsëriti zotimin për denuklearizimin total të gadishullit korean”.
I pyetur nga gazetarët se përse marrëveshja nuk përmban zotimin për "verifikimin e denuklearizimit", një proces që do të lejonte SHBA-në apo vendet e tjera të verifikonin procsin e shkatërrimit të armëve bërthamore, Trump u shpreh se "nuk kishte mjaftueshëm kohë". Presidenti tha se procesi ka nisur dhe ai do të vazhdojë.
Sanksionet e SHBA-së
Një nga çështjet më të nxehta mes dy vendeve, janë sanksionet e imponuara nga SHBA, të cilat e kanë dëmtuar rëndë regjimin. Koreja e Veriut shpreson se takimi i dy liderëve në Singapor dhe marrëveshjet mes dy vendeve, do të zbusin këto sanksione. I pyetur nga gazetarët se çdo të ndodhë me sanksionet, Trump tha se ato do të hiqen kur amerikanët të jenë të bindur se armët bërthamore nuk janë më një faktor.
Trump u pyet edhe për kohëzgjatjen e denuklearizimit dhe tha se procesi "merr një kohë të gjatë shkencërisht".
/TPZ.AL/