AKTUALITET, 12 Qershor 2018, 10:35

Anija shqiptare “Butrinti” asiston në shpëtimin e gomones me 36 emigrantë

Anija shqiptare “Butrinti” asiston në shpëtimin e gomones

Anija shqiptare ‘Butrinti’ vijon punën e mirë të simotrës së saj ‘Oriku’ në detin Egje për shpëtimin e emigrantëve.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, njofton se anija “Butrinti” në bashkëpunim me rojën bregdetare turke dhe greke kanë shpëtuar një gomone me 36 persona në bord, 12 prej të cilëve fëmijë dhe 15 gra.

36 emigrantët ishin nisur nga brigjet turke. Ata  iu dorëzuan rojës bregdetare greke për të vijuar procedurat në ishullin Kios.