AKTUALITET, 12 Qershor 2018, 08:52

EMRI/ Ngacmoi seksualisht vajzën dhe nusen e djalit, kush është 50-vjeçari i arrestuar

EMRI/ Ngacmoi seksualisht vajzën dhe nusen e djalit, kush është

Policia e Elbasanit ka vene ne pranga nje 50-vjecar i akuzuar se ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit, por nuk eshte mjaftuar me kaq, pasi ka ngacmuar edhe te bijen, vetem 14-vjecare.

Njoftimi i policise 

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi :

Filip Qosja, 50 vjeç , banues në fshatin Mjekës Njësia Administrative Shirgjan.

Shtetasi i lartpërmendur dyshohet se ka dhunuar dhe ngacmuar seksualisht nusen e djalit shtetasen F. Q, 22 vjeçe, banuese në fshatin Mjekës, si dhe vajzën e tij të mitur shtetasen E. Q., 14 vjeçe banuese në fshatin Mjekës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, “Dhuna në Familje” dhe “Vepra të turpshme” të parashikuar nga nenet 130/a dhe 108/a i Kodit Penal.