TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në rregulloret e ekipeve kombëtare nuk lejohet që lojtarët të kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë grumbullimeve dhe ndeshjeve, pasi ndikon negativisht në rendimentin e lojtarëve. Në fakt, një rregull të tillë e ka vendosur dhe Panamaja. Panamaja, çuna, për ju që nuk e dini, merr pjesë në Botëror. Hera e parë që kualifikohen, në shtetin e vogël është festuar njëlloj si mund të festohet fitimi i Botërorit në Angli.
Në Rusi, ata do të jenë për qejf, por kanë marrë një lajm të keq, pasi trajneri Hernan Dario Gomez u ka ndaluar futbollistëve të takojnë familjarët. Mbrojtësi Herold Kamings tregon dhe rregullat e tjera dhe flet dhe për marrëdhëniet seksuale.
“Na janë vendosur kufizime, siç i kanë shumë ekipe të tjera kombëtare. Një prej tyre është edhe ndalesa për të kryer marrëdhënie seksuale. Por duke pranuar kufizimet e vendosura nga trajneri, lojtarët kuptojnë se duhet të bëjnë sakrifica në mënyrë që të fitojnë ndeshjet. Të heqsh dorë nga seksi, është një prej tyre”, tregoi ai.