TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teatri në Tiranë do të ndërtohet sipas modelit të stadiumit për shkak të kostos së lartë e të papërballueshme nga buxheti i shtetit. Kreu i bashkisë Tiranë Erjon Veliaj në një intervistë për “Tonight Ilva Tare” ka zbuluar detajet përfshirë edhe faktin se atë do e ndërtojë një kompani private e cila do të marrë në shfrytëzim edhe hapësirat përreth.
Tare: Pse i jepet pronë publike një privati për ta shfrytëzuar për biznes, bashkë me kullat… etj?
Veliaj: Sepse ne nuk i kemi këto para. Dhe si mijëra familje tironse i kanë thënë ndërtuesit: “më jep përqindjen e tokës” edhe ne po bëjmë të njëjtën gjë. Po i themi “në këmbim të tokës ne duam Teatrin në këtë projekt. Nëse bën këtë atëherë ne duam të negociojmë. Do të ketë një negociata. Arkitektët po sillen si aktorë dhe disa aktorë po përpiqen të bëhen arkitektë.
Veliaj tha se modeli i ndjekur është ai stadiumit (edhe ai me kullë) të cilin e konsideroi “një histori suksesi”.