TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, kanë firmosur një deklaratë të përbashkët në samitin e Singaporit. Kjo deklaratë përmban zotimin e Koresë së Veriut për të nisur procesin e denuklearizimit dhe gjithashtu zotimin e SHBA-së për të përforcuar sigurinë në gadishulli korean.
Këto zotime ishin shkruar në terma jo shumë të qartë, megjithatë mendohet se pas këtij takim dhe pas firmosjes së deklaratës do të ketë marrëveshje më konkrete.
Takimi mes Trump dhe Kim Yong-un u karakterizua nga një "kimi e veçantë" mes dy liderëve, gjë që ka shkaktuar habi.
Në deklaratën e përbashkët thuhet se: " "Presidenti Trump u zotua të japë garanci për sigurinë e Koresë së Veriut, ndërsa Kim Jong0un përsëriti zotimin për denuklearizimin total të gadishullit korean".
Deklarata të tilla janë bërë edhe në vitin 1994 dhe 2005, megjithatë ato janë shkelur për shkak të mosëmarrëveshjeve lidhur me interpretimin e "denuklearizimit".
Edhe në rastin konkret, mendohet se do të ketë diferenca lidhur me kuptimin e fjalës "denuklearizim". Washingtoni kërkon çarmatosjen totale të regjimit në një kohë sa më të afërt, ndërsa Koreja e Veriut kërkon një proces të hapur ku të trajtohet si e barabartë.
/TPZ.AL/