SPORT, 7 Nëntor 2020, 11:06

Kriza te Milani, klubi kuqezi kërkon ndihmën e futbollistëve për të…

Kriza te Milani, klubi kuqezi kërkon ndihmën e futbollistëve


Pasojat e “COVID”-it po i vuan e gjithë bota e klubet e futbollit nuk kanë si të bëjnë përjashtim. Bilanci negativ prej thuajse 160 milionë eurosh është vetëm një anë e medaljes dhe te Milani po mundohen të kufizojë dëmet ashtu si edhe shumë klube të tjera.

Sipas të përditshmes italiane “La Repubblica”, kuqezinjtë po hartojnë një plan ekonomik për të ulur disi shpenzimet sezonale dhe një nga pikat ka të bëjë më pagat e organikës. Drejtuesit e “Djallit” së shpejti pritet t’u kërkojnë lojtarëve një sakrificë në masën 20 për qind të rrogave mujore.

Siç thamë ky është një plan i pamiratuar ende sepse nëse në njërën anë është në fokus kursimi, në anën tjetër duhen llogaritur pasojat që një lëvizje e tillë mund të ketë në qetësia e futbollistëve të organi- kës së Milanit.