AKTUALITET, 28 Qershor 2019, 16:58

Tronditet sërish Korça, lëkundje të forta sizmike, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë këtë paradite sërish në Korçë, me magnitudë prej 3.6 ballë.

Sipas IGJEUM, epiqendra ka qenë 4km në Lindje Nikolicë, Korçë me një thellësi prej 2 KM.

Kujtojmë se prej disa javësh banorët e Floqit në Korçë kanë braktisur banesat e tyre pas tërmeteve të fundit, ku lëkundjet e forta i kanë dëmtuar duke u rrezikuar jetën.