AKTUALITET, 28 Qershor 2019, 14:07

Zyrtare, Rama shkarkon kryebashkiakun e Vaut të Detjës


Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila. Shefi i qeverisë thekson se Hila do të ndiqet penalisht. Kryeministri shpjegon se i pari i bashkisë së Vaut të Dejës ka kryer akt barbar mbi KZAZ në një nga shkollat e Bushatit. Ai njëherësh paralajmëron të gjithë kryebashkiakët e tjerë, ndërsa iu drejtohet atyre se kushdo që tenton të bëjë një gjë të tillë, do të këtë “fatin” e Zef Hilës. “Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore! Kush do ta ndjekë shembullin e tij, do të ketë të njëjtin fat dhe do të përballet me drejtësinë”-shkruan Rama.