TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada Britanike në Shqipëri, ka publikuar një deklaratë lidhur me votimet, që do të zhvillohen ditën e dielë. Në deklaratën e ambasadës thuhet se "çdo formë e nxitjes së dhunës është e papranueshme" dhe se "vetëm dialogu e zgjidh krizën politike në Shqipëri". Në fund të deklaratës, Ambasada Britanike, kërkon që palët të mbështesin reformën në drejtësi, në mënyrë që të hetohen akuzat për korrupsion, krime elektorale, prërfshirë shitblerjen e votave.
"Mbretëria e Bashkuar beson se çdo qytetar ka të drejtën e tij të votojë në mënyrë të sigurtë dhe paqësore. Gjithësecili, i përfshirë në procesin e 30 qershorit, duhet të luajë rolin e tij për një ambient të sigurtë dhe paqësor. Çdo nxitje për dhunë është e papranueshme. Ne mbështesim misionin ndërkombëtar të ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike në Tiranë.
"Ne vazhdojmë tu bëjmë thirrje politikanëve të ulen në një dialog urgjent. Vetëm dialogu e zgjidh krizën politike në Shqipëri dhe përqendrimin për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Reformën Zgjedhore sipas rekomandimeve të ODIHR. Ne presim nga të gjitha palët që të mbështesin reformën në drejtësi dhe të vazhdojnë hetimin e të gjithë akuzave për korrupsion dhe krime elektorale, përfshirë shitblerjen e votave. Mbretëria e Bashkuar është e qartë se askush nuk është mbi ligjin”, mbyllet qëndrimin e Ambasadës britanike. /TPZ.al/
