AKTUALITET, 28 Qershor 2019, 16:34

Voltana Ademi urdhëron ditë pune të shtunën dhe të dielën, reagon Rama

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, me anë të një urdhëri të brendshëm ka urdhëruar që dita e shtunë dhe e dielë, të caktohen ditë pune për të gjithë punonjësit e administratës, njësive administrative dhe gjithë institucioneve në varësi të Bashkisë Shkodës.

Lidhur me këtë shkresë, nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili i drejtohet kreut të PD-së duke e pyetur nëse e ka urdhëruar ai këtë shkresë, apo vetë kryebashkiakja të cilën ai e quan “molotokratja”.