AKTUALITET, 28 Qershor 2019, 14:18

Sadiku marrëveshje me ekipin e ri, Levante bën bllokadë

Sadiku marrëveshje me ekipin e ri, Levante bën bllokadë


Armando Sadiku nuk do të luftojë me "mullinjtë e erës" kur i është bërë e qartë se trajneri Paco Lopez nuk e do dhe nuk e llogarit te Levante.

Sulmuesi i Shqipërisë ka vendosur të ndryshojë sërish kapitull dhe të pranojë ofertën e Trabzonsporit.

Turqit i kanë ofruar 700 mijë euro në vit dhe elbasanasi ka gjetur akordin me ekipin e elitës së futbollit turk. 28-vjeçari do të gjejë në ekip dhe ish-lojtarin e Partizanit, Caleb Ekuban.

Marrëveshja ndërmjet lojtarit dhe Sadikut është gjetur, por Trabzoni duhet të gjejë dakordësinë dhe me Levanten.

Spanjollët duan po 700 mijë euro për kartonin e shqiptarit, ndërsa turqit nuk ofrojnë aq. Momentalisht, një lëvizje e tillë ka mbetur peng i marrëveshjes ndërmjet dy klubeve.