AKTUALITET, 16 Gusht 2021, 12:46

Pamjet horror/ Afganët hipin mbi krahët e avionit amerikan, për t’u arratisur nga talebanët, bien nga lartësia

Pamjet horror/ Afganët hipin mbi krahët e avionit amerikan, për

Talebanët tashmë zotërojnë Afganistanin. Situata në këtë vend është kritike, veçanërisht për personat që kanë bashkëpunuar me SHBA-të dhe aleatët e tyre. Shumë qytetarë, të frikësuar për jetët e tyre, janë dyndur nëpër pikat kufitare për t’u larguar nga vendi. Në rrjete sociale, janë duke qarkulluar pamje të rënda, me afganët, që bëjnë gjithçka për t’u larguar. Në një prej pamjeve, shihen disa persona teksa mbahen në pjesët anësore të një avioni amerikan, ndërsa mjeti fluturues merr shpejtësinë për t’u ngjitur në ajër. Ndërsa në një video tjetër, shihet një person, që dyshohet se është rrëzuar nga avioni në tokë. Videot po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa agjencia Asvaka, e cila ka publikuar pamjet, pretendon se në këtë formë, deri më tani kanë ndërruar jetë dy persona. Kujtojmë se pjesa më e madhe e Evropës ka hapur dyert për pritjen e azilkërkuesve politikë të Afganistanit, ndër vendet pritëse do të jetë dhe Shqipëria e Kosova.