AKTUALITET, 16 Gusht 2021, 11:33

Maqedonia e Veriut nuk ndalet, do të shqyrtojë sërish ashpërsimin e masave anti-Covid

Maqedonia e Veriut nuk ndalet, do të shqyrtojë sërish

Maqedonia e Veriut do të shqyrtojë sërish ashpërsimin e masave edhe pse vetëm sot hynë në fuqi masat e reja anti-Covid.

Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili deklaroi se nesër në mbledhjen qeverisë do të diskutohet marrja e masave të reja pasi situata është e rëndë.

Kryesisht masat do të kenë objekt hyrjet në vend, qendra tregtare apo restorante dhe supermarket me certifikatë vaksinimi apo vërtetim që qytetari e ka kaluar COVID-19.