AKTUALITET, 16 Gusht 2021, 11:39

Strehimi i afganëve, Xhaçka: Shqipëria është e gatshme të presë qindra prej tyre

Strehimi i afganëve, Xhaçka: Shqipëria është e
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas konfirmimit të vendimit për ardhjen e afganëve në vendin tonë. Xhaçka përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. “Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë , jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, shkruan Xhaçka. Pritet që në vendin tonë fillimisht të mbërrijnë rreth 400 afganë që kanë bashkëpunuar me NATO-n dhe sot janë në rrezik nga talebanët që morën pushtetin.