TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lavdëruar Shqipërinë e Kosovën për vendimin për të pranuar strehimin e afganëve.
DASH në një deklaratë zyrtare siguron se komuniteti ndërkombëtar është gati të ndihmojë. Sipas autoritetit të lartë amerikan, populli afgan meriton të jetojë i sigurtë.
“Populli afgan meriton të jetojë në siguri, dinjitet dhe i qetë. Ne në bashkësinë ndërkombëtare jemi gati t’i ndihmojmë ata.”- shkruan DASH.
Ditën e djeshme ishte ish-Sekretarja e Shtetit, Madaleine Albright bashkë me Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit të SHBA që mirëpritën vendimin e Shqipërisë për afganët.
Nga ana tjetër në Shqipëri kryeministri Edi Rama, lideri i opozitës Lulzim Basha kanë qenë ‘pro’ teksa vendimin e ka përshëndetur edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.