“Kush nuk voton reformën përballet me pasoja”, thuhej në një pjesë të SMS që i shkoi në telefon çdo deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, dërguar nga Ambasada e SHBA në vitin 2016.
Por Manjani tha në emisionin “Opinion” se pjesa që aty s’thuhej por përbënte shantazhin, ishte kërcënimi që Ambasada Amerikane i bëri deputetëve duke u thënë se do iu “nxjerrë numrat e llogarive bankare të pasurive që kanë jashtë shtetit”.