TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Futbollisti rrezikon të bëjë rreth 3 vite burg, nëse vërtetohen akuzat.
Newsport.al mëson ekskluzivisht se futbollisti në fjalë është Bekim Kuli. Burime pranë lojtarit bëjnë me dije për newsport se ish-sulmuesi është akuzuar për shitjen e 3 kilogramëve kokainë, shitje heroine, marijuane dhe ndërkohë i është bllokuar dhe një shifër e madhe parash. Po, këto burime bëjnë me dije se ish-lojtari qëndron në dhomat e paraburgimit prej 2 muajsh.
Para gjykatës, Kuli deklaroi se ai ka shkuar fillimisht në Gjermani me qëllimin që të bëhej trajner, por, personi që i kishte ofruar këtë punë, i kishte kërkuar që t’i bënte dhe “ndere” të tjera, që e çuan në burg.
Kujtojmë që Kuli ka luajtur për ekipe të njohur shqiptare, si Skënderbeu, Partizani dhe Dinamo. Te Besa e Kavajës ai ka qenë një ndër sulmuesit më të spikatur të Superiores.