AKTUALITET, 29 Maj 2018, 21:03

Kaloi natën me Marco Asension? Reagon Dua Lipa: E pamundur, nuk do ma falte asnjëherë…

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa shkëlqeu në performancën  e saj gjatë ceremonisë hapëse për finalen e Champions League.

Me një super performancë me efekte dhe balerinë ajo ia ka dalë të tërheqe vëmendjen e të githëve.

Por ajo që na habiti më shumë ishte një lajm që është shkruar nga mediat turke ekzaktësisht nga CNN Turk ku thuhet se Dua Lipa pas performancës, natën ajo e ka kaluar në Kiev me futbollistin e Real Madridit, Marco Asensio. Por, pas qarkullimit të këtij lajmi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtares, e cila ka mohuar të ketë kaluar natën me futbollistin.

“Nuk e kam takuar kurrë Marco Asension dhe duket e pamundur të ndodh, sepse agjenti im i cili është fans i Liverpoolit nuk do të më falte asnjëherë”, është shprehur ajo.

Screenshot_9.jpg