TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, Astrit Hafizi, mendon se fitorja e sotme e Kosovës ishte shumë e merituar.
“Na dhanë mësim të mirë, shumë të mirë, menduam se mund të jepnim ne tregues në mënyrën e lojës, por jemi shumë larg në mënyrën e lojës. Kosova për një kohe rekord dha ide.
Ne nuk kemi lojtarë si Kosova, të shpejtë, lëvizin, pasojmë, nuk i kemi. Panuçi do të prishë mënyrën e mëparshme të lojës, me shumë veprime mbrojtëse që i kemi kritikuar vazhdimisht. Edhe unë e kritikoja mënyrën e De Biazit, gjithmonë në varësi të kundërsulmit.
Por erdhi një moment i Panuçit që kërkoi të luajë në sulm, kam idenë që nuk i ka të qarta mënyrat e sulmit. Nuk mund të luhet me Ndojin në krahun e majtë në mesfushë, as me mënyrën me mbrojtësit e krahut të majtë, nuk i ka të qarta. Jam dakord që do të bëjë lojë sulmuese. Por nuk mund të rrimë të kujtojmë Spanjën e Italinë. Me lëvizjet e shpejta Kosova na kujton Barcelonën dhe mund të them se kanë një të ardhme të madhe”, ka thënë Hafizi.