AKTUALITET, 29 Maj 2018, 21:34

Vritet në Ukrainë gazetari rus, kritiku i fortë i Putinit

Vritet në Ukrainë gazetari rus, kritiku i fortë i Putinit

Ka mbetur i vrarë në moshën 41 vjeçare gazetari investigativ rus, Arkadiy Babchenko.

“RT” njofton se Babchenkon e kanë vrarë me armë zjarri këtë pasdite të së martës në Kiev, e konfirmuar kjo nga policia ukrainase. Ende nuk ka detaje lidhur me ngjarjen, ndërsa gazetari njihej si kritik i hapur i Putinit.

Autoritetet ukrainase konfirmojnë se gazetari rus Arkady Babçenko është qëlluar dhe vrarë sonte në Kiev. Ai vdiq në ambulancë gjatë rrugës për në spital. Kjo shënon vrasjen e dytë të një gazetari rus të profilit të lartë në Kiev, në më pak se dy vjet, pas Sheremet që u vra me bombë që kiu vendos në makinë në vitin 2016.

“Babchenko ishte një legjendë e gazetarisë në këtë pjesë të botës. Një ish-ushtar rus i cili luftoi në Çeçeni dhe shkroi një kujtim të kohës, ai u bë një kritik i ashpër ndaj veprimeve ushtarake të Kremlinit në Ukrainë, duke e fituar atë nga mediat shtetërore ruse, të cilat e quajtën atë armik të shtetit”, shkruan në një postim në Twitter Christopher Miller, gazetar.