TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I pranishëm tek protesta e banorëve të Unazës së Re, kryedemokrati Lulzim Basha ka denoncuar atë që PD e quan vjedhje për ndërtimin e Unazës së Madhe. Basha tha se prokuroria duhet të veprojë ndërkohë që sipas tij, kryeprokurorja Arta Marku nuk ka reaguar.
"Agai i Surrelit po grabit një shumë astronomike. Media të hetojë dhe të bëjë transparencë. Dënoj dhunën e ushtruar mbi gazetarët dhe kameramanët. Dje qytetarët u provokuan, u shoqëruan 5 qytetarë me urdhër politikë. Ndërkohë që media u dhunua. Kjo është autopsia e regjimit të Rilindjes. Këtu kryhen vepra penale ndërsa kryeprokurorja Arta Marku rri poshtë tavolinës. Tenderi korruptim, po grabiten miliona euro", tha Basha.