AKTUALITET, 2 Dhjetor 2018, 17:20

Basha i bashkohet protestës në Unazën e Re: Po dhunohen banorët!

Basha i bashkohet protestës në Unazën e Re: Po dhunohen

Ka nisur edhe sot protesta e paralajmëruar nga banorët e Unazës së Re. Këtë herë qëndresës së tyre i është bashkuar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Në një prononcim për mediat, Basha e cilësoi projektin e “Unazës së Madhe” si një aferë korruptive.

“Do të vlerëosoja nga fillimi, nevojshmërinë për qytetin, transportin urban, nëse do bindesha për vlefshmërinë do e konsultoja me banorët. Nuk ka patur tranparencë, është shklelur ligji për transparencë, është shkelur Kushtetuta, dhe po dhunohen banorët vetëm që të pasurohet agai i Surrelit”, u shpreh Basha.