TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria do të përballet me Francën për eliminatoret e Kampionatit Europian 2020, teksa do të luftojë fort me Islandën dhe Turqinë, për ta mbyllur aventurën e saj në vendin e dytë. E kompletojnë grupin H, Moldavia dhe Andorra.
Shqipëria dhe Franca ishin në të njëjtin grup gjatë Euro 2016 (2-0 për Blutë).
“Shqipëria na bëri të vuajmë shumë në Europian dhe jemi mundur atje, para dy apo tri vitesh në mesin e muajit qershor (humbje 1-0 në qershor 2015 në miqësore)”, citon “Le Monde”, Gi Stefan, ndihmësin e trajnerit Didië Deshamp.
Vetë Deshamp deklaroi menjëherë pas shortit: “Mund të kishte qenë më mirë, mund të kishte qenë më keq, pak rëndësi ka”.
Franca doli nënkampione e Euro 2016, teksa titullin e fitoi Portugalia.
Shqipëria është ndeshur në të kaluarën e saj të afërt dhe të largët shtatë herë me “gjelat”, pesë zyrtare dhe dy miqësore.
Bilanci: 1 fitore (1-0, në miqësoren në “Elbasan Arena”), 1 barazim (1-1, në Rëne, Francë) dhe 5 humbje. Ndeshja e fundit është humbja 2-0 në Marsejë (15.06.2016), në finalet e Euro 2016.
/TPZ.AL/
