TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Vjekoslav Paun
Finalja e Kampionatit Botëror 2018 është në cep, pasi fituesit e vitit 1998, Franca, përgatitet të përballet me finalisten për herë të parë, Kroacinë, në stadiumin “Luzhniki”, në Moskë.
Përpara fillimit të ndeshjes, le të hedhim një vështrim më të afërt se pse “Vatreni” meriton të ngrejë trofeun e dëshiruar të “Rusi 2018” dhe të shkruajë emrat e tyre përgjithmonë në librat e historisë së Kroacisë.
1.Një kolektiv i mrekullueshëm dhe motivim maksimal
Trajneri i Kroacisë Zlatko Dalic ka bërë diçka të pabesueshme. Atmosfera në ekip nuk ka qenë kurrë më mirë, diçka që lojtarët e kanë thënë në mënyrë të përsëritur.
Ata janë ndjerë si një familje e vërtetë gjatë kësaj Kupa Bote, duke qenë së bashku për 50 ditë. Lojtarët duken sikur do të vdisnin për njëri-tjetrin në fushë, në përpjekjet që ata bëjnë. Pavarësisht se luajtën në tri ndeshje me radhë me kohë shtesë, ata kanë treguar se dëshira e tyre për të fituar si kolektiv është shumë e lartë.
2. Forcë mendore dhe karakter
Danimarka, Rusia dhe Anglia - ato ishin tre fitore me përmbysje nga “Vatreni”, me dy prej tyre që vinin nga fitoret nga gjuajtjet e penalltive.. Mbretërit kroatë të rikuperimit i dominuan ato ndeshje nga pikëmpamja e perspektivës mendore dhe fizike.
Kapiteni Luka Modriç në mënyrë të përsëritur tha: "Ne kemi treguar karakterin tonë." Forca e personalitetit të Kroacisë do t'i shërbejë mirë në finale kundër Francës. Çdo ekip fitues i Kupës së Botës gjatë gjithë historisë ka dashur të ketë një shpirt të madh karakteri.
3.Përvoja është e barabartë me vetëbesimin
Modric është udhëheqës i këtij brezi të madh të “Vatreni”. Përveç talismanit të Real Madridit, ka edhe yje të tjerë në skuadrën e Daliçit, duke përfshirë lojtarë të Barcelonës, Interit, Juventusit dhe Liverpulit si Ivan Rakitiç, Mario Mandzukic, Ivan Perisic, Mateo Kovaçiç dhe Dejan Lovren. Me një moshë mesatare prej 27 vjet dhe dhjetë muajsh, Kroacia ka shumë përvojë dhe vetëbesim, pasi pothuajse të gjithë kanë vendin e tyre në 11-shin e parë të klubeve të tyre. Ata janë të gjithë të vetëdijshëm për aftësitë e tyre.
Marrë nga FIFA.com/ Përgatiti: TPZ.AL