TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shkolla kroate e futbollit është ndër më të njohurat në Ballkan, por ajo është më e përfaqësuara në Shqipëri. Dy trajnerë në nivelin e përfaqësueses dhe gjashtë teknikë në atë të klubeve kanë punuar në vendin tonë, pa harruar një numër i konsiderueshëm i lojtarësh të shpërndarë në klube të ndryshme.
Në fakt, historia e trajningut kroat në Shqipëri është e “dhimbshme”, pavarësisht se formimi i tyre ka qenë ndër më të profesionalët që kanë drejtuar në Shqipëri.
Janë tre trofe të fituara nga trajnerët kroatë në kompeticionet e ndryshme futbollistik në Shqipëri: Zlatko Daliç fitoi Superkupën 2008 me Dinamon, Ilija Lonçareviç fitoi Superkupën 2009 me Tiranën, ndërsa Misho Krstiçeviç fitoi Kupën e Shqipërisë 2011 me Tiranën. Tpz.al ka renditur trajnerët kroatë që kanë punuar në vendin tonë.
TRAJNERËT E KOMBËTARES
Janë dy trajnerë kroatë që kanë drejtuar dhe kanë lënë gjurmë me Kuqezinjtë.
[caption id="attachment_128221" align="aligncenter" width="656"]
Oto Bariç[/caption]
Oto Bariç, sot 85 vjeç, i mbiquajtur “Oto Maximale”, e drejtoi Shqipërinë (16.08.2006-21.11.2007) në kualifikueset e Kampionatit Europian 2008, duke pasuar gjermanin Hans Peter Brigel.
Ai solli një risi në futbollin e kombëtares: disiplinën taktike, dhe rinovimin e kombëtares me elementë nga Kosova, por dhe nga “diaspora” futbollistike.
Oto Bariç e drejtoi Shqipërinë në 12 ndeshje (4 fitore, 4 barazime, 4 humbje), nga miqësorja e fituar 0-3 me San Marinon (16 gusht 2006) deri te barazimi 1-1 me Bullgarinë në Tiranë (17 tetor 2017). Kjo, pasi në tri ndeshje ka drejtuar zëvendësi i tij, kroati Sllavko Kovaçiç: barazimin 0-0 më Slloveninë (Bariç kishte probleme shëndetsore) dhe dy humbjet me Bjellorusinë (2-4) dhe Rumaninë (6-1), pasi UEFA e kishte dënuar me dy ndeshje Bariçin.
U vetëlargua nga drejtimi i Shqipërisë pas dy humbjeve tragjike (ende të diskutuara) me Bjellorusinë (2-4, në Tiranë) e Rumaninë (6-1, në Bukuresht) edhe pse në parim “plakushi” 75-vjeçar kishte pranuar rinovimin e kontratës.
Vendin e Oto Bariçit e zuri holandezi Ari Han (e drejtoi Shqipërinë në 10 ndeshje: 27.05.2008-01.04.2009).
[caption id="attachment_128222" align="aligncenter" width="612"]
Josip Kuzhe[/caption]
Josip Kuzhe pasoi Ari Hanin, duke e drejtuar Shqipërinë në tri ndeshjet e mbetura në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2010: humbi 1-2 me Portugalinë, barazoi 1-1 me Danimarkën dhe humbi 4-1 në Suedi. Në eliminatoret e Euro 2012, spikasin dy barazime 1-1 me Rumaninë, ndërkohë që humbi me Luksemburgun (2-1). Ai e drejtoi Shqipërinë në 27 ndeshje (9 fitore, 8 barazime, 10 humbje)
Në fakt, gjatë kontratës së tij, Kuzhe pati probleme shëndetsore gjatë drejtimit të Kombëtares së Shqipërisë, dhe dy ndeshje zyrtare u drejtuan nga ndihmësi i tij, boshnjaku Xhemal Mustedanagiç, ato kundër Bosnjës dhe Bjellorusisë.
Federata nuk i ofroi rinovimin dhe zgjodhi më pas italianin Xhani De Biazi. Kuzhe vdiq nga leuçemia, më 16 qershor 2013, në moshën 60 vjeçare, vetëm një vit e gjysmë pasi përfundoi “aventurën” e tij në stolin e Shqipërisë.
TRAJNERËT E SKUADRAVE
Dinamo është skuadra shqiptare që ka pasur më shumë trajnerë kroatë: Luka Bonaçiç, Ivan Kataliniç dhe Zlatko Daliç.
[caption id="attachment_128217" align="alignnone" width="880"]
Luka Bonaçiç[/caption]
Luka Bonaçiç, një ish-trajner i Hajdukut të Splitit (14 ekipe në karrierën e tij) do të çelte edhe “epokën” e trajninut kroat në Shqipëri. Luka mbërriti në Tiranë gjatë verës së vitit 2005, kur sapo kishte mbushur 50 vjeç. I mbiquajtur “diktatori i hekurt”, i njohur për ashpërsinë e tij e metodologjinë e tij rigoroze në stërvitje, do të mbetet në historinë e futbollit shqiptar si “diktatori” i rrëzuar brenda një jave, kur Dinamo barazoi me Lushnjën 2-2 në sezonin 2005-2006, pikërisht më 29 gusht 2005.
[caption id="attachment_128218" align="alignnone" width="900"]
Ivan Kataliniç[/caption]
I dyti, kroati Ivan Kataliniç. Nuk arriti të mbijetonte te Dinamo në sezonin 2005-2006. “Ivani i tmerrshëm” e nisi karrierën shqiptare me një ndeshje kundër Partizanit dhe u shkarkua si trajner i Dinamos, më 29 janar 2006, menjëherë pas humbjes 1-0 me të kuqtë në javën e 21-të të sezonit 2005-2006. E mori stolin nga Vasil Bici, më 13 nëntor 2005 dhe ia dorëzoi po Bicit, më 29 janar 2006.
[caption id="attachment_128219" align="alignnone" width="960"]
Zlatko Daliç[/caption]
Kroati i tretë nuk është askush tjetër, por Zlatko Daliç. Vetëm 19 javë nën drejtimin e bluve, por i larguar nga Shqipëria me një trofe të “vockël” si Superkupa e Shqipërisë, kur Dinamo e drejtuar prej tij fitoi 2-0 me Vllazninë. Më 5 shkurt 2009, pas një humbjeje të Dinamos me Partizanin, Zllatko Daliç jep dorëheqjen nga Dinamo.
[caption id="attachment_128215" align="alignnone" width="900"]
Ilija Lonçareviç[/caption]
Te Tirana kanë qenë Ilija Lonçareviç dhe Misho Kristeçeviç. Ilia Lonçareviç mbijetoi vetëm 9 ndeshje në sezonin 2009-2010, edhe pse drejtonte një skuadër kampione në fuqi. Ai e drejtoi Tiranën edhe në dy ndeshje në eliminatoret e Champions League ndaj Stabaekut, si dhe në finalen për Superkupën (2009) ndaj Flamurtarit (fitoi 1-0) me një gol të një vlonjatit Arbër Abilaliaj.
[caption id="attachment_128216" align="alignnone" width="900"]
Misho Kristeçeviç[/caption]
Misho Kristeçeviç, ku ky i fundit fitoi Kupën e Shqipërisë (2011) me bardheblutë në një finale kundër Vllaznisë, të luajtur në Durrës.
[caption id="attachment_128220" align="aligncenter" width="443"]
Slavko Kovaçiç[/caption]
Flamurtari u drejtua kroati Slavko Kovaçiç, ndihmësi i Oto Bariçit. “Kova” drejtoi në javët e fundit të sezonit 2007-2008 dhe në nëntë javët e para të sezonit 2009-2010. Dha dorëheqjen nga Flamurtari pas barazimit me Bylisin në Vlorë.
/TPZ.AL/