AKTUALITET, 13 Korrik 2018, 12:48

Bllokohen tre plazhe në Vlorë, nuk kishin roje vrojtuese (Foto)

Policia bashkiake e Vlorës ka bllokuar tre plazhe përgjatë Lungomares. Shkak për këtë është bërë mungesa e vrojtuesve në plazheve dhe vendosja e kufinjve në det për sigurinë.

Plazhet private nuk kanë lidhur kontrata dhe s’kanë punësuar roje bregdetare. Ky është rasti i parë që një qytet bregdetar ndërmerr një hap të tillë për sigurinë e pushuesve të tij.