AKTUALITET, 13 Korrik 2018, 13:12

"Rama për secilën kullë do të fitojë 34.2 milionë euro"

"Rama për secilën kullë do të fitojë 34.2

Deputetja e PD-së Albana Vokshi gjatë një konference ka theksuar se Rama është armiku kryesor i Teatrit  dhe artistëve.

Duke bërë llogaritjet e ndërtimit të kullave Vokshi u shpreh se për secilën kullë që do të ndërtojë Rama fitimi është 34.2 milionë euro.

“Rama është armiku kryesor i Teatrit  dhe artistëve. Si kryeministër i vendit Rama mashtroi artistët.

Që kur ka marrë pushtetin në vitin 1998,  kur u bë ministër kulture teatri kombëtar dhe denigrimi i artistëve ka qenë në shënjestrën e Ramës.

Me të marrë detyrën 20 vite më parë Rama tha se godina rrezikonte shembjen. Dha me qera ambientet dhe e zhyti teatrin në borxhe. Edhe kundërshtia e tij me Paneli Mjakon është  20 vjeçare, pasi Pandeliu doli në krah të aktorëve që në atë kohë.

Edi Rama ministër kulture devijoi çdo fond të destinuar për teatrin për projekte të tjera,

Këtë e beri edhe si kryetar bashkie ku hodhi idenë me koncesion të Teatit Kombëtar.

Si kryeministër Rama i mashtroi artistët. Edhe sot ai u soll si një vitin 1998. Me nevojën e 20%  në bashki Rama solli korrupsionin. Rama vendosi ekzetutimin përfunditar kur në krye të bashkisë solli Erion Veliajn. Për secilën kullë që do të ndërtojë Rama fitimi është 34.2 milionë euro.

Partia Demokratike që do ruajtejn e e vlerave kultutore, qytetarët  që e duan Tiranën, që nuk pranojnë grabitjen nuk do të lejojnë triumfin e së keqes.”, u shpreh Vokshi.