AKTUALITET, 13 Korrik 2018, 16:38

FOTO/ Po pozonte në Bahamas, modelja kafshohet nga peshkaqenët

Ishujt Exuma në Bahamas janë të famshme për plazhet me rërë të bardhë dhe ujin e kristaltë. Kur modelja Katarina Zarutskie i vizitoi këta ishuj me të dashurin e saj dhe familjen e tij, ajo ishte e vendosur të shijonte gjithcka që kishin për të ofruar.

Pas një dreke familjare, Katarina vuri re disa njerëz që po laheshin në një pishinë të rrethuar nga peshkaqenë të zbutur. 19-vjeçarja ishte rritur në Kaliforni, pranë oqeanit, duke bërë shumë sporte uji. "Nga njohuritë e mia për sërfin dhe zhytjen, e di që disa lloje peshkaqenësh nuk janë të rrezikshëm," tha ajo për BBC. "Kam parë qindra foto të tilla nga miqtë e mi në rrjetet sociale."

Ajo thotë se pas disa minutash pozimi, një tjetër vizitor aty pranë i tha të shtrihej me kurriz dhe të pozonte sipër peshkaqenëve. " Njerëzit filluan të më bënin foto dhe teksa po kthehesha, u tërhoqa poshtë," thotë ajo. Peshkaqenët e mbajtën nën ujë për disa sekonda para se ajo mundi të lirohet dhe të notojë në sipërfaqe. Nga fotografitë mund të shihet se ajo mundohet të mbulojë plagën dhe ngre krahun lart në tentativë për të ndaluar përhapjen e gjakut në ujë. "

Në ato momente trupi prodhon aq shumë adrenalinë por unë u përpoqa të ruaj qetësinë." thotë ajo. Katarina mori antibiotikë dhe u trajtua në spital me qepje të plagëve por ende ka shenja dhëmbësh në trup. Ajo thotë se është e lumtur sepse gjendja mund të ishte shumë më e keqe.

/TPZ.AL/