TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi me 5 muaj burg, po që dënimi është pezulluar duke e konvertuar me 60 orë punë publike të detyruar. Prokuroria kërkoi 7 muaj dhe 15 ditë burg për ish-kryetarin e bashkisë së Kavajës, por në fund gjykata vendosi që të dënohet me 5 muaj, që u konvertua në punë të detyruar.
Elvis Roshi u akuzua për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Ai ishte i pranishëm në seancën e sotme në gjykatë, por nuk pranoi që të fund të bënte komente duke u larguar nga dera e pasme. Tashmë pritet që të shikohet nëse Roshi do të apelojë vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë, apo do e pranojë. Nëse do e pranojë, Shërbimi i Provës do të zgjedhë punën e detyrueshme prej 60 orësh që do të bëjë Elvis Roshi.
Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Kampobaso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit. Po ashtu, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit.
Gjithashtu Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit”. Ajo ka zbuluar gjithshtu se Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Evropës.