AKTUALITET, 18 Gusht 2018, 16:02

Kapshticë, ndalohen 32 refugjatë nga Siria dhe Palestina

Kapshticë, ndalohen 32 refugjatë nga Siria dhe Palestina

Kapen 32 refugjate te paligjshem në Kapshticë. Burime për Ora News bëjnë me dije se klandestinët e ndaluar, të gjithë meshkuj, janë nga Siria dhe Palestina.

Për dy ditë ata janë mbajtur në piken e postes ne Kapshtice pasi drejtoria e kufirit nuk perballonte marrjen e deklarimeve te tyre pasi jane kapur shume pergjate muajve te fundit.

Refugjatet u nisen drejt qendres se azilkerkuesve ne Tirane. Transporti i tyre u bë me autobus.