AKTUALITET, 18 Gusht 2018, 16:32

Barcelona nis sonte mbrojtjen e titullit, ja rekordi që mund të vendos

Barcelona nis sonte mbrojtjen e titullit, ja rekordi që mund të vendos

Mbrëmjen e sotme skuadra e Barcelonës do të kërkojë golin numër 6000 në historinë e kampionatit spanjoll. Katalanasit janë ndalur në 5999 gola në sezonin e kaluar dhe autori ishte Kutinjo.

Kundër Alaveshit sigurisht që do të kërkojë të jetë Leo Mesi, autori i golit të parë për t’u mbajtur mend akoma më shumë për një tjetër rekord. Por, në fakt ai është edhe autori i golit 5000-të me katalanasit në vitin 2009.