TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mesa duket, shqiptarët kanë gjetur një formë të pazakontë për t’i dhënë një mesazh klasës politike që ka udhëhequr vendin gjatë këtyre 20 viteve demokraci.
Në formë proteste, pasi largohen nga vendi, shqiptarët i vënë flakën pasaportës shqiptare.
Nuk dihet se cili e ka nisur i pari, por publikimi i fotografive në rrjetet sociale po e shndërron këtë mënyrë protestimi në një lloj manie.
“Ka filluar një trend idiot, ku ata që largohen nga Shqipëria, djegin pasaportën në shenjë proteste.
Pasaporta është e Republikës së Shqipërisë nuk është e qeverisë. Kur digjni pasaportën, digjni edhe simbolet kombëtare. Nuk ju urren Shqipëria. Ju urren politika. Mësoni të bëni dallimin”, shkruan Genc Sejko.