AKTUALITET, 6 Korrik 2019, 08:56

Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën. Dy të plagosur në Fushe-Krujë

Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën. Dy të plagosur


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit elektrik.

Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur, dhe janë dërguar drejt spitalit, ndërsa nuk dihet nëse janë jashtë rrezikut për jetën.

Nuk bëhen të ditur identitetet e personave të plagosur, ndërsa aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën udhëtonte mjeti.