TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, thotë se “nëse vendet anëtare nuk marrin vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor do të ishte gabim i madh”.
“Ekzistojnë, para së gjithash, shumë investime ekonomike, por edhe vullnet politik për projekte konkrete, në të mirë të njerëzve. Por, më lejoni të nënvizoj se kjo nuk është zëvendësim për zgjerimin. Vendet e rajonit duhet të dinë se e ardhmja e tyre mund të jetë në Bashkimin Evropian, nëse procesi shkon mirë” – tha ajo në një intervistë për Radion Evropa e Lirë që u pyet edhe për vendosmërinë e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron që vazhdimisht thotë se nuk mund të ketë zgjerim.
“Mendoj se duhet të jetë e besueshme. Nëse vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk marrin vendim, sidomos për hapjen e negociatave (të anëtarësimit) me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor, mendoj se do të ishte gabim i madh” – tha Mogherini.
Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi Mogherini tha se: “derisa tarifa që u ka vënë Prishtina mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, mbetet në fuqi, nuk sheh kushte për thirrjen e dialogut në nivel të lartë”.
Në vijim, ajo theksoi se taksa fatkeqësisht konsiderohet si pengesë për vazhdimin e dialogut, “është për keqardhje”, por, sipas saj, elementet për marrëveshje midis palëve ekzistojnë dhe marrëveshja është e afërt. Mogherini, e cila së shpejti e përfundon mandatin, foli nga Poznani i Polonisë, ku u mbajt samiti për Ballkanin Perëndimor.