TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas miratimit të listës së re të barnave të rimbursueshme reagon ish deputeti i PD-së, Tritan Shehu.
Për të, kjo listë e re është e standardeve Afrikano Qendrore, me medikamente të pasigurta, me rrezik për pacientet, ndërkohë që qytetarët bashkë me shëndetin që rrezikojnë, rendojnë edhe xhepin, pasi do detyrohen sërish të paguajnë alternativat e tjera.
“Vlera e rimbursimit ngel 100 M $, e nivelit afrikan kjo për çdo bar, si dhe në tërësi për frymë popullsie. Mungojnë në shumicë barna jetike dhe cilësorë në treg, duke rrezikuar seriozisht pacientet”- shkruan Shehu në Facebook.
Postimi i Tritan Shehut:
Lista e re e rimbursimeve te medikamenteve, liste e standarteve Afrikano Qendrore.
Asgje te re, vetem propagande rilindase si “shendetesia falas” dikur.
Numri i preparatave aktive vazhdon reth 435 kur mezatarja europiane eshte mbi 2000: eshte shtuar kete vit me vetem dy, ndersa ne listat spitalore 5.
Numri i form dozave per cdo princip aktiv vazhdon shume i vogel.
Alternativat e para dominohen nga medikamente te origjinave te pa sigurta te “klienteve” rilindas, te cilat po shtohen duke larguar medikanentet e standarteve te EMA e te tjera te barazvlefeshme, apo duke detyruar pacientet t’i blejne ato.
Vlera e rimbursimit ngel 100 M $, e nivelit afrikan kjo per cdo bar, si dhe ne terresi per fryme popullesie.
Mungojne ne shumice barna jetike dhe cilesore ne treg, duke rrezikuar seriozisht pacientet.
Asnje perpjekje nuk po behet per te detyruar prodhimin vendas te permbushi standartet europiane te GMP.
Agjensia e Kontrollit te barnave eshte shume larg kapaciteteve te domosdoshme dhe krejt e bllokuar tashme.
Ky nivel tragjik i farmaceutikes sone, ka goditur rende edhe kete “sektor publik te menaxhuar nga privati”, operatoret e kompanite serioze te tij.
Por mbi te gjitha godet e demton shendetin e qytetareve dhe “xhepin” e tyre, duke shtuar pagesat direkte.
