AKTUALITET, 6 Korrik 2019, 09:26

Aksident tragjik, humb jetën në vend 41-vjeçari shqiptar në Itali

Aksident tragjik, humb jetën në vend 41-vjeçari shqiptar


Humb jetën në një aksident tragjik një 41-vjeçar shqiptar në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur autostradën Bolonja-Padova.

Raportohet se shqiptari, emri i te cilit nuk bëhet i ditur ishte duke udhëtuar me një “Fiat Doblo” kur u përplas me një tjetër makinë “Peugeot 208”.

Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset dhe ambulanca, por pa mundur të mbajnë në jetë shqiptarin.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërkohë që po në këtë aks ka pasur edhe një tjetër aksident, por pa pasojë jete, duke bërë që autostrada të qëndrojë e mbyllur për disa orë.