AKTUALITET, 7 Gusht 2018, 14:01

Tregtonte kokainë në Itali, kush është biznesmeni shqiptar që u dënua me 4 vite burg (EMRI)

Tregtonte kokainë në Itali, kush është biznesmeni shqiptar

Nga aktiviteti në një qendër bukurie, tek prangat. Biznesmeni shqiptar në Itali është dënuar nga gjykata e Riminit me 4 vite burg për trafik droge.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për 48-vjeçarin Aleksandër Zotaj, ish-pronar i një qendre bukurie, ndërkohë që vijon të jetë ende ortak në këtë biznes.

“Libertas”, shkruan se shqiptari ishte arrestuar në fund të qershorit, teksa dilte nga makina, ndërsa në cilësinë e provës iu sekuestruan 56 gram kokainë, e cila rezultonte 80% e pastër. Shqiptari u akuzua për tregtim kokaine.